
Komuna e Prishtinës sot ka bërë nënshkrimin e kontratave me qytetarë të cilët do të adoptojnë qenë endacakë.
Me këtë rast kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se me këtë iniciativë tregohet interesimi i Komunës së Prishtinës për t’u marrë me këtë çështje, njofton Klan Kosova.
“Kemi punu në vazhdimësi që qytetarët të mos rrezikohen nga qentë, në mesin e hapave është edhe nënshkrimi i kontratave sot me familjet që do të adoptojnë qentë. Çdo qytetar nga krejt territori i Kosovës është i mirëseardhur të adoptojë qentë endacak në kryeqytet. Në këtë mënyrë iu ndihmojmë kafshëve e u ofrojmë siguri qytetarëve”, tha Rama.
Për ata që lëshojnë qentë e adoptuar dhe nuk i mbajnë konform marrëveshjes sipas kryetarit Rama do të gjobiten.