
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me drejtorin e “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ai tregon se janë duke punuar në avancimin e aplikacionit, raporton Gazeta10.
Sipas tij, kanë kërkuar nga operatorët Ipko dhe Vala që çdo 50 minuta të avancohet sistemi ku edhe të vjen mesazhi automatik që kanë mbetur edhe 10 minuta kohë ta dërgosh mesazhin e rradhës për vazhdimin e qëndrimit në parking.
Tutje ai thotë se kjo do të jetë e mirë edhe për qytetarët por edhe për ndërrmarrjen “Prishtina Parking”./Gazeta10