
Gripi sezonal në Kosovë dhe infektimi me COVID-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese duke u rritur edhe fluksi i qytetarëve të prekur nga virozat.
Sipas Drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishajt, shtatë pacientë po trajtohet nga gripi AH1N1 dhe një prej tyre me Covid 19.
Në një prononcim për Gazeta10, Vishaj thotë se është vërejtur edhe një fluks i madh i pacientëve me simptoma të virozave të traktit respiratorë.
“Gjendja e pacientëve është stabile, e kemi një pacient i cili eshte duke u trajtuar në Mjekimin Intenziv nga AH1N1 dhe është me parametra kliniko laboratorik stabil.
Kemi vërejtur një fluks më të madh të pacientëve në këtë periudhë kohore në ambulancëm e pranimit me simptomatologii të virozave të traktit respiratorë, por kërkesa për spitalizim nuk është e madhe”, ka thënë Vishaj. /Gazeta10/