Gazeta10

‘Fluturojnë’ çmimet, ja sa ishte rritja për secilin produkt

Ngirtja e çmimeve në tregun vendor nuk ka të ndalur.

Gjatë muajit që lëmë pas është vërejtur një rritje e përgjitshme e çmimeve të konsumit për 3.3 për qind kraharuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), ku shihet se rritja e çmimeve në disa sektor ka shkuar deri në 15.9 për qind, raporton Gazeta10.

ASK në mënyrë të detajuar përmes raportit ka shpjeguar rritjen e çmimeve në secilin produkt.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe  nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1 %), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekracioni dhe kultura (5,3%),  mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,8 për qind në IHÇK-it”, shkruan në raportin e ASK-së.

Përkundër mos ndryshimit në muajin Tetor 2023 të Indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit krahasuar me muajin Shtator 2023 vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it. Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-1,0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,1 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa ngritja e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: veshjet dhe këpucë (1,7%) dhe mallrat dhe shërbimet e ndryshme (1,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1 për qind në IHÇK-it. /GAZETA10/

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?