
Phil Foden vuan nga apendiciti dhe i është nënshtruar një operacioni, që do të thotë se ai nuk është i gatshëm për përballjen e sotme të Anglisë kundër Ukrainës.
Foden, i cili shpresonte të ishte titullarë në ndeshjen e sotme ndaj Ukrainës, tani do të mungojë për shkak të sëmundjes.
Mësohet se Foden filloi të mos ndihej mirë pas stërvitjes mbrëmë, dhe që atëherë i është nënshtruar një operimi.
Kjo gjë paraqet problem të madh tani edhe për Manchester Cityn, pasi që Fodenit do t’i duhet t’i nënshtrohet një periudhe rehabilitimi pas operacionit, dhe të paktën do të jetë një dyshim për ndeshjen derbi të fundjavës së ardhshme kundër Liverpoolit.
Besohet se Foden mund të mungojë deri në katër javë.