Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fondacioni BESA në Gjermani kompleton kryesinë, afaristi Ilir Seferi konfirmohet Kryetar i parë

Gazeta10
19 March 2024 - 12:10

Njëri nga rrjetet më të mëdha të bizneseve dhe diasporës shqiptare në Gjermani, Fondacioni BESA ka organizuar zgjedhjet e pjesshme me  datën 16.03.2024 në Friedberg të Gjermanisë ku është  kompletuar Kryesia.

Ndërmarrësi i suksesshëm nga Kosova, Ilir Seferi është konfirmuar si kryetar i parë, ndërsa janë zgjedhur edhe anëtarë të tjerë në pozita të ndryshme.

Ky është postimi i plotë i Fondacionit BESA:

Në mbledhjen e gjerë të antarësisë së Fondacionit, me datën 16.03.2024 në BESA u vendos të bëhet ky plotësim si pasojë e dorëheqjes vullnetare të disa anëtareve të kryesisë. Pas zgjedhjeve konform statutit të saj, Kryesia e Fondacionit BESA ka këtë përbërje:

Kryetar i parë. Ilir Seferi

Kryetar i dytë. Arben Lumi

Nënkryetar i parë. Mentor Bislimi

Nënkryetari i dytë. Etem Meta

Arkatar, Sami Kuqi

Anëtarë të e kryesisë u zgjodhën: Rexhep Nikçi, Zeqir Sumaj dhe Fatbardha Nikçi.

Pas zgjidhjes së nyjës statutore dhe dorëheqjes se disa anëtareve të Kryesisë u vërejt kthimi masiv i ndërmarrësve rrespektivisht ish-anëtareve te ditëve të para të themelimit të cilët para ca kohësh a vitesh për arësye të mosmarrëveshjeve ishin larguar nga BESA. Rikthimi i arkitektit, Etem Meta është një avancim dhe një rritje e cilësisë në Fondacion.

Gjithashtu kthimi i ndërmarrësit të njohur, Lulëzim Maliqi por edhe ardhja e Ilir Sinanit nga Sinani GmbH dhe Ramadan Krasniqi nga Krasniqi Solar janë nje vlerë e shtuar për Fondacionin.

Kryesia e Re e mori si obligim edhe ndërtimin e disa dikastereve dhe detyrave tjera në Fondacion. Kështu që Etem Meta dhe Rexhep Nikçi do te angazhohen per ristrukturimin e Fondacionit. Poashtu rëndësi e të veqantë do t’i kushtohet marrdhënieve me organizatat simotra dhe shoqatave kulturore e klubeve sportive (futbollistike) në Bavari me çrast ky dikaster do të udhëhiqet nga ndërmarrësi i njohur, Zeqir Sumaj.

Rinia jonë në diasporë është duke u zhvilluar si në lëminë e arsimit ashtu edhe të ndërtimit të ndërmarrjeve e bizneseve, prandaj e meriton një përkujdes të veqantë. Për këtë dikaster u vendos që të përkujdesert Juristja e ardhëshme, Fatbardha Nikçi e cila autorizohet të ndërtoj, BESA Junior.

Vazhdimi i mbështetjes për implementimin e sistemit dual në Kosovë, një projekt i filluar në tre vite më parë, si dhe për mbarëvajtjen e mësimit shqip në Bavari do të jenë çështje të dorës së parë e Kryetarit, Ilir Seferi dhe dy zv. të tij, Arben Lumi e Mentor Bislimi.

Kuvendi vendosi që Fondacioni BESA të ketë një adresë të re e cila është: Fondacioni BESA Rruga Bavariafilm nr. 7, 82031 Grünëald. Fondacioni BESA është rrjeti i parë i bizneseve shqiptare në diasporë, i themeluar ne vitin 2010 i cili synim kryesorë ka mbështetjen e Shoqatave Shqiptare në Bavari e më gjerë si dhe bashkon komunitetin shqiptarët në avancimin e objektivave prosperuese

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.