
Gjatë tetorit të vitit 2022, Fondacioni Golden Eagle nisi një kampanjë për të ndihmuar gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Kampanja u zhvillua përmes shitjes së lëngjeve Natural 100% nga ku u mblodhën rreth 12 mijë euro.
Me këto mjete u blen 150 proteza profesionale të gjirit.
Fondacioni Golden Eagle ju fton të gjitha grave të cilat kanë nevojë për to, të kontaktojnë në emailin info@goldeneagle-ks.com, numrin +383 44 119 925 apo të vizitojnë zyrën e Fondacionit Golden Eagle në Lipjan./Gazeta10