Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Forcat Detare me stërvitje në Pashaliman, ndërmarrin aksione në det

Gazeta10
18 June 2026 - 16:52

Forcat Detare të Republikës së Shqipërisë kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një stërvitje në zonën e Pashalimanit, duke angazhuar mjete dhe personel në një aksion të koordinuar në det.

Sipas informacioneve paraprake, stërvitja është fokusuar në testimin e gatishmërisë operacionale, reagimin në situata të ndryshme detare dhe koordinimin mes strukturave të përfshira në operacion.

Lëvizja e mjeteve detare është vërejtur gjatë gjithë ditës në zonën e Gjirit të Vlorës dhe Pashalimanit, ndërsa aktiviteti është zhvilluar në kuadër të programeve të planifikuara të trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve operacionale të Forcave Detare./Tv Klan

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.