
Nga ballafaqimi tejet interesant ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit sot do të mësohet gjysmëfinalisti i parë i Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Kroatët do të kërkojnë që ta vazhdojnë ëndrrën e tyre pasi u kualifikuan në këtë fazë duke e mposhtur Japoninë pas ekzekutimit të penalltive, ku portieri Dominik Livakovic ishte heroi që priti tre penallti duke u bërë vetëm portieri i tretë në histori që arrin ta bëjë këtë gjë.
Nga ana tjetër, Brazili, që konsiderohet si njëri nga favoritët për ta fituar këtë Botëror, synon të vazhdojë tutje me çdo kusht dhe kualifikimi i tij në gjysmëfinale do të nënkuptonte që atje potencialisht të ballafaqohej me Argjentinën, gjithmonë nëse kjo e fundit e eliminon Holandën.
Gabriel Jesus, Alex Telles dhe Alex Sandro janë mungesat në radhët e brazilianëve, kurse Stanisic në radhët e kroatëve.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
