Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Forumi i Grave në Kosovë, Hoxha kritikon Osmanin: Ka munguar si aktiviste

Gazeta10
22 October 2022 - 20:30

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me të ftuarit në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Kosovë të organizuar nga presidentja Osmani, raporton Gazeta10.

Hoxha ka thënë se presidentja Osmani ka munguar si aktiviste dhe se ajo po e përdor këtë kauzë që ta kompenzojë mungesën e saj paraprake.

Deputetja Hoxha ka thënë se është mirë vlerësimi i grave kudo në botë por jo duke harruar kontributin e grave në UÇK në Kosovë.

Hoxha ka thënë se kjo reflekton vogëlsi të shpirtit dhe mendjengushtësi.

Këtu keni postimin e plotë:

“Është gjithmonë bukur me vlerësu kontributin dhe trimërinë e grave kudo në botë, e sidomos atyre në Ukrainë duke e ditur dhe bashkëndjerë atë se nëpër çfarë po kalojnë këto kohë.

Por ta bësh këtë duke i injoru, harru e duke mos e vlerësu kontributin e grave në UÇK, në rezistencë e në siguri në Kosovë, kallxon veç vogëlsi shpirti dhe mendjengushtësi.

Edhe kjo bahet e kuptueshme kur kauzën e gruas e përdorë më shumë për ta bërë profilin personal të munguar si grua aktiviste.

TIPIKE”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.