
Dramaturgu kosovar, Haqif Mulliqi ka publikuar një fotografi teksa ka vizituar varrin e heroit, Fehmi Lladrovci vetëm dy ditë pas rënies së tij.
“Në Gllanasellë, fundshtator 1998-të, para varrit të Heroit Fehmi Lladrovci i cili ishte varrosur aty dy ditë më pare”, ka shkruar Mulliqi në Facebook.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, ranë heronjë në betejën e 22 shtatorit të vitit 1998.
Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit e mbajti kjo brigade./Gazeta10