Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

FOTOT/ Ky është 34-vjeçari që qëlloi me armë partneren e tij dhe më pas veten

Gazeta10
18 February 2025 - 12:35

Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Anila Ndoka Prendushi, ishte nenë e 3 fëmijëve dhe prej 6 vitesh ishte e divorcuar. Prej 5 vitesh bashkëjetonte me Kolë Manaj.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.