Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fran Garcia është nënshkrimi i parë i Real Madrid për sezonin e ri

Gazeta10
16 February 2023 - 14:11

Klubi spanjoll, Real Madrid ka nënshkruar më mbrojtësin e majtë, Fran Garcia, i cili do t’i bashkohet klubit në sezonin e ardhshëm.

Fran Garcia nuk është i panjohur për “Los Blancos” pasi më herët ka qenë pjesë e akademisë së Real Madrid.

Real Madrid e ka shfrytëzuar mundësinë e riblerjes për 5 milionë euro, e cila ishte pjesë e kontratës së vitit 2021 e nënshkruar nga dy klubet.

Real Madrid vendosi të ushtrojë këtë të drejt pas interesimit të shfaqur nga Bayer Leverlusen për spanjollin 23-vjeçar.

Fran Garcia është paraqitur në 23 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke kontribuar edhe me 2 asiste.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.