Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Franca – Holanda, kryendeshja e ditës në kualifikimet e EURO-s

Gazeta10
24 March 2023 - 9:36

Ndeshjet kualifikuese për “EURO 2024” vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte, me fokusin kryesor në Paris, ku do të përballen Franca dhe Holanda.

Takimi i cili luhet në “Stade de France” do të jetë i 10-ti në historinë e përballjes së këtyre dy kombëtareve. Franca është më i mirë në këtë aspekt, me “Tri Kolorët” që kanë 6 fitore, kundrejt 3 të Holandës.

Kjo është ndeshja e parë e Ronald Koeman në periudhën e tij të dytë si trajner i Holandës, i cili paraprakisht e la këtë kombëtare për të qenë në krye të Barcelonës në vitin 2020.

Të dy këto kombëtare ishin pjesë e “EURO 2020”, në të cilin Holanda u mposht nga Republika Çeke në 1/8 e finales, ndërsa Franca pësonte disfatë nga Zvicra në çerekfinale.

Ndeshjet tjera që luhen gjatë ditës së premte janë: Gjibraltar – Greqi, Republika Çeke – Poloni, Moldavi – Ishujt Faroe, Austri – Azerbajxhan, Suedi – Belgjikë dhe Bullgari – Mali i Zi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.