Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Franca rrit sigurinë për natën e Vitit të Ri, mobilizon 90 mijë policë

Gazeta10
29 December 2023 - 14:46

Franca ka angazhuar 90 mijë policë që do të kujdesen për sigurinë në natën e Vitit të Ri.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se 6 mijë policë do të jenë të vendosur në Paris, ku sipas tij pritet që mbi 1.5 milionë njerëz të marrin pjesë në festime në Champs-Elysees, shkruan AP.

Darmanin në një konferencë për media përmendi një “kërcënim shumë të lartë terrorist” për shkak të asaj që po ndodh në Izrael dhe Palestinë.

Ministri, mes tjerash, tha se policia për herë të parë do të jetë në gjendje të përdorë dronët si pjesë e punës së sigurisë dhe se dhjetëra mijëra zjarrfikës dhe 5000 ushtarë do të angazhohen gjithashtu.

Sfida e sigurisë u theksua edhe përpara Lojërave Olimpike të Parisit 2024 si dhe pas vrasjes së një turisti në një sulm me thikë pranë Kullës Eifel më 2 dhjetor.

Sulmi me thikë ngjalli shqetësim në Francë dhe jashtë saj për sigurinë e Lojërave që fillojnë më 26 korrik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.