Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Frashër Krasniqi: Ish-anëtari i VV-së i zhgënjyer nga Qeveria Kurti, iu bashkua PSD-së

Gazeta10
05 October 2022 - 20:16

Kohën e fundit ka pasur disa largime nga Lëvizja Vetëvendosje, një gjë të tillë e ka bërë edhe Florim Zeqiri,  ish-anëtari i VV-së i është bashkuar PSD-së, raporton Gazeta10.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se Zeqiri është i zhgënjyer nga politika e gabuar e Kurtit.

“Florim Zeqiri, prodhues vendor nga Ferizaj, ish-anëtar i VV, i zhgënjyer nga politikat e gabuara të Qeverisë Kurti, iu bashkua PSD-së”, ka njoftuar Krasniqi përmes Facebook.

Mes tjerash, Krasniqi shkruan: “Gjithandej qytetarët po na bashkohen, duke e parë qartë rrezikun që po i kanoset shoqërisë e shtetit tonë, nga një qeverisje me mendësi autoritare”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.