Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fred i bashkohet Fulhamit

Gazeta10
09 August 2023 - 15:31

Mesfushori nga Brazili, Fred, do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Fulhamit. Mediumet britanike kanë raportuar të mërkurën se Fulhami tashmë ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për transferimin e Fredit, i cili këtë javë do të prezantohet te skuadra nga Londra.

Fulhami do të paguajë 15 milionë euro për 30-vjeçarin, i cili do të firmosë kontratë deri në vitin 2026 dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për 12 muaj të tjerë.

Fred prej vitit 2018 është pjesë e Manchester Unitedit, ndërsa në Evropë ka bërë karrierë edhe te Shakhtar Donetsku. Në total ai ka 139 paraqitje në Premier League, ku ka shënuar 8 gola dhe ka bërë po aq asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.