
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, një telefonues nga fshati Gërdoc të Podukevës ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e dritave në rrugën kryesore, raporton Gazeta10.
“Kam një pyetje për kryetarin e komunës së Podujevës, ato drita që nuher i ka qit e tash janë djeg, a e ka njet me rregullu, në rrugën kryesore. Problemi është për fëmijët që tash po lësohen ma vonë (prej shkolle), d.m.th deri në 17:00 nuk lëshohen, po duhet me shku me i marr se errësirë.”, tha ndër të tjëra telefonuesi./Gazeta10.