
Në programin me “Mëngjesi më Arben Ahmetin“ është raportuar nga një telefonues se në fshatin Kishnic të Graqanicës me shumicë shqiptare, nuk ka investuar askush që 20 vite.
Sipas tij në atë fshat gjendet një ndërtesë pa ndriçim dhe me kulm të dëmtuar, raporton Gazeta10.
Banorët e kësaj ndërtese kanë bërë kërkesë në komunën e Graqanicës që 3 vite por nuk ka pasur ndonjë ndryshim.
Shumica e banorëve në atë ndërtesë dëshirojnë të largohen shkak i kushteve jo të përshtatshme të kësaj ndërtese.
Kanal10 se bashku me ekipen do ta vizitojnë këtë ndërtesë dhe të shohin se çfarë masa mund të merren./Gazeta10