Gazeta10

FSHF padit Shefki Kuqin

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur ish-futbollistin kosovar, Shefki Kuqin.

Sipas FSHF-së, Kuqi ka gënjyer, pasi kishte thënë në një deklaratë publike se në fundvitet 90-ta i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.

“Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22”, shkruan FSHF.

Ndryshe, Kuqi përfaqësoi kombëtaren e Finlandës me të cilët numëron 63 ndeshje dhe shtatë gola.

Por, në një intervistë në muajin dhjetor, ish-futbollisti nga Kosova kishte thënë se dëshira e tij ishte ta përfaqësonte Shqipërinë, por i kërkuan para për t’ia plotësuar këtë dëshirë.

“Dëshira ime para se të zgjidhja Finlandën ishte, unë kam tentuar dhe kam dashur të shkojë në Kombëtaren e Shqipërisë. Atëherë është dashur të japësh lek për të luajtur në kombëtaren e tyre, kështu që…”, kishte thënë Kuqi.

Sipas tij paratë i janë kërkuar nga ana e “federatës”, ndërsa shuma totale për të cilën flitej, shkonte në rreth “100-200 mijë euro”.

Kujtojmë që Kuqi kishte luajtur për klube të ndryshme evropiane, dersia shumicën e karrierës së tij e kaloi në ekipet angleze.

Fulham, Newcastle, Crystal Palace, Ipswich, Swansea, etj., ishin disa nga klubet në të cilat luajti ish-futbollisti i lindur në Vushtrri.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë