Gazeta10

FSHU i dorëzon ZRRE-së kërkesën për shtrenjtimin e fatyrave të rrymës

Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU) ka dërguar të premtën në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) propozimin për tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nën kushte të shërbimit universal (konsumatorët e rregulluar), shkruan Gazeta10.

Sipas njoftimit të ZRRE-së, ky propozim vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU-ja.

Në aplikacionin e dërguar nga Furnizuesi me Shërbim Universal kanë bërë të ditur se nuk kanë pranuar para nga subvencioni prej 100 milionë eurosh, i ndarë nga Qeveria Kurti për tejkalim të krizës energjetike.

“Furnizuesi me Shërbim Universal përmes shkresës zyrtare me dt. 11.02.2022 ka ngritur shqetësimet e veta lidhur me modalitetin e ndarjes së pagesave të këtij subvencioni, por nuk ka marrë përgjigje zyrtare. I përballur me paqartësi, FSHU ka komunikuar dhe shkëmbyer shkresa zyrtare me ZRRE-ne dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe i njëjti i është përgjigjur të gjitha kërkesave të pranuara nga institucionet përkatëse lidhur me llogaritjen e vlerës së subvencionit për muajt përkatës. Për më tepër, furnizuesi me dt. 5 gusht 2022 ka pranuar edhe shkresën zyrtare nga Zyra e Rregullatorit për Energji lidhur me konfirmimin e përllogaritjes së subvencionit dhe në po të njëjtën ditë ka dërguar edhe faturën zyrtare për pagesat e muajt shkurt-prill 2022 konform vendimeve të Qeverise dhe në përputhje me miratimin e ATK-së në lidhje me përgatitjen e faturës përkatëse. Megjithatë, deri më sot, FSHU nuk ka pranuar asnjë rimbursim dhe njëkohësisht nuk ka marrë ndonjë informatë se kur mund të priten pagesat në fjalë”, thuhet në njoftim /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë