
Ministrisë së Mbrojtjes i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga kompania kosovaro-amerikane STRIDAR.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka njoftuar se roboti, me numër serik SR-4-001-KS, i është dhuruar Ministrisë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas Maqedoncit, ky është roboti i parë i këtij lloji i prodhuar në Kosovë dhe përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes.
Ai ka shpjeguar se robotët tokësorë pa ekuipazh mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome. Varësisht nga modeli dhe konfigurimi, ata mund të përdoren për vëzhgim, transport të pajisjeve dhe mbështetje në zona me rrezik.
Marrëveshja për donacionin është nënshkruar nga ministri Maqedonci dhe përfaqësuesi i kompanisë STRIDAR, Nils Alstad.
Maqedonci ka falënderuar kompaninë për këtë kontribut, duke vlerësuar angazhimin e saj në zhvillimin e kapaciteteve vendore