
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bëre të ditur se është ndërtuar urën në fshatin Aqarevë të Skenderajit, raporton Gazeta10.
Kjo e fundit ishte shkatërruar pas vërshimeve të fundit që kanë ndodhur në vend.
Përmes një njoftimi ne rrjetin social Facebook ata kanë theksuar se më përkushtim dhe punë profesionale ka përfunduar me sukses ndërtimi e urës, ndërsa banorët e asaj zone nuk do të përballen më më vështirësi të tilla.
“Me përkushtim dhe punë profesionale, xhenierët e regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar me sukses ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt.Me rastin e përfundimit të urës ekipi i xhenierëve u vizitua nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri dhe komandanti i Regjimentit Xhenios, nënkolonel Rifat Maloku me ç’rast përgëzuan pjesëtarët për angazhimin dhe përfundimin e punimeve në afat rekord.Ura e mëhershme ishte shkatërruar gjatë të reshurave të muajit shkurt, duke i’u vështirësuar lëvizjen e banorëve të kësaj ane, me vendosjen e urës së re mobile nga FSK-ja, banorët nuk do të përballen më, me vështirësi të tilla”, thuhet në njoftim./Gazeta10