
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se FSK është përkrah forcave ndërkombëtare në fazën planifikuese “Defender – Europe 23”, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e bërë thuhet se ekipi planifikues së bashku me ekipin e forcave amerikane si dhe atyre të tjera aleate po zhvillojnë konferencës finale planifikuese në Budapest të Hungarisë.
Mehja ka thënë se kjo është një stërvitje e shkallës së gjerë e cila do të organizohet nga Ushtria Amerikane.
Më tej, ai ka thënë se Kosova do të jetë një nga vendet pritëse të kësaj stërvitjeje.
Këtu keni postimin e plotë:
“Forca e Sigurisë së Kosovës krah për krah me forcat amerikane dhe aleatëve tjerë në finalizim të fazës planifikuese të Stërvitjes së përbashkët ” Defender- Europe’23”
Ekipi planifikues i FSK-së së bashku me ekipin e forcave amerikane dhe forcave tjera aleate janë duke zhvilluar konferencën finale planifikuese katërditore të Stërvitjes “DEFENDER- Europe’23” në Budapest të Hungarisë.
Stërvitja “DEFENDER- Europe’ 23” është stërvitje e shkallës së gjerë që organizohet nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë me forcat e vendeve aleate të 25 vendeve të NATO-s dhe partnerëve të saj.
Vendi ynë do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje dhe FSK merr pjesë me mbi 1300 pjesëtarë.
Objektivat kryesore të FSK në këtë stërvitje janë rritja e ndërveprueshmërisë, validimi i kapaciteteve të këmbësorisë, validimi i kapaciteteve të mbështetjes dhe vlerësimi i mbështetjes mjekësore.
#StrongerTogether ”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10