Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

FSK-së i bashkohen 15 oficerë të rinj, ceremonia përcillet me emocione të shumta (Video)

Gazeta10
30 Qershor 2023 - 20:28

Raporti: Saranda Aliu
Hallkë tejet të rëndësishme të shtetit, e ka konsideruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Forcën e Sigurisë së Kosovës, sipas së cilit e njëjta është ndërtuar mbi themelet e UÇK-së e së shpejti pritet të bëhet pjesë e NATO-s. Kryeministri këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e diplomimit të 15 oficerëve të rinj. Sipas tij, Kosova nuk e forcon ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për ta mbrojtur vetveten. Ndërkaq, ushtarakët e rinj u zotuan për zbatimin e detyrave.

15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovë morën titullin e oficerit pas katër vjet studime në Qendrën për Studime Universitare.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Forca është ndërtuar mbi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që e njëjta në një të ardhme të afërt do të jetë pjesë e NATO-s.

I pari i ekzekutivit shtoi se Kosova nuk e forcon ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm e fortë në mbrojtjen e vetvetes.

Ai përmendi edhe përkushtimin e qeverisë ndaj pjesëtarëve të FSK-së.

E krenarë për arritjet e ushtarëve u shpreh major, Albion Ajvazi, derisa u rikujtoi atyre përgjegjësitë që kanë tani e tutje. 

Duke mos harruar sakrificat dhe dëshmorët e të rënëve për liri, edhe kadetët u zotuan se do të jenë gjithmonë të gatshëm për zbatimin e detyrave përkundër sfidave.

Ushtarakët u betuan para komandantit Ajvazi, ndërsa morën edhe diplomat të cilat u ndanë nga kryeministri Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.