
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka komentuar ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit në cilësinë e dëshmitarit.
Gjoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka një tendencë për t’u viktimizuar me këtë ftesë të Prokurorisë Speciale.
Megjithatë, Gjoshi e ka cilësuar të rëndësishëm këtë hap të drejtësisë, ngaqë siç tha ai, Prokuroria Speciale po i ndjek abuzuesit e pushtetit.
“Ke një tendencë me u viktimizu. Thirrja në cilësinë e dëshmitarit nuk është kurgja. E rëndësishme është që drejtësia po i ndjek abuzuesit e pushtetit që në këtë rast janë Martin Berishaj, shoku i Albinit dhe këta ministrat që nuk ju ka ardh marre me dhanë dorëheqje përkundër që janë vjedhë mielli, vaji e këto”, ka thënë Gjoshi.
“Këtyre ditëve u kanë vështirë me ua përcjell skandalet”, ka thënë Gjoshi. /Gazeta10/