Gazeta10

Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti

Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me diell. Mundësi për rrebeshe të shkurta shiu mbeten më shumë përreth viseve malore.

Gjithashtu edhe në aspektin termik do të jetë më nxehtë nga dita e martë.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Nën kushte të motit me më shumë vransira dhe më të freskët, edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të jenë më shumë në vlera të pranueshme.

Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, nën kushte të motit me vransira dhe shi, do të jetë mesatar. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës, kur ka intervale me diell.

Vetëm në raste kur rreziku është i lartë me më shumë intervale me diell, sikur se në fillim të javës së ardhshme, atëherë duhet kufizuar aktivitetet në ambiente të jashtme orëve të mesditës.

13.08 – Kryesisht me vransira dhe më freskët. Që nga mëngjesi priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Pasdite vende-vende lokalisht mund të ketë edhe stuhi me shi e erë.

14.08 – Vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

15.08 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë shiu.

16.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

17.08 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë. Pasdite mundësi për rrebeshe e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 14C e 17C, e maksimalet në fundjavë zbresin edhe në 20C e 22C, ndërsa nga fillimi javës së ardhshme shënojnë rritje në 27C, të mërkurën edhe në 33C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 2-8m/s, e javën e ardhshme nga veriperëndimi.

Shtypja atmosferike pëson rënie përreth vlerave normale.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë