
Dy boksierët e famshëm britanikë, Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet të kenë një përballje mes tyre, shkruan Gazeta10.
Sipas mediave angleze, menaxhmenti i Joshuas kanë pranuar kushtet e Tyson Furyt për një duel në fund të këtij viti.
Joshua vjen te ky meç, pas humbjes që e pësoi muajin e kaluar në rimeçin me boksierin ukrainas, Oleksandr Usyk.
Ndërkohë, Fury meçin e tij të fundit e kishte në nëntor të vitit të kaluar, ku e nokautoi boksierin Deontay Wilder.
Pas duelit me Wilder, Fury deklaroi se ai është pensionuar nga boksi, por duket se ai do të rikthehet në ring për tu përballur më bashkëkombasin e tij.
Zyrtarizimi i ndeshjes, Fury – Joshua pritet të bëhet pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II. /Gazeta10/