
Skuadra nga Ukraina, LNZ Cherkasy është duke kërkuar një mbrojtës të krahut dhe tashmë i ka nisur disa skautë në Kosovë.
Ekipi ku luajnë tre shqiptarë: Muharrem Jashari, Ajdi Dajko dhe Hajdin Salihu është duke kërkuar futbollistin e Malishevës, Arlind Veliun.
Gazetari nga Ukraina, Alex Ivanchenko, raporton se skuadra e Cherkasy është shumë e interesuar për shërbimet e 23-vjeçarit, i cili është pjesë e Superligës së Kosovës.
Gjatë këtij sezoni, Veliu me Malishevën në Superligë ka zhvilluar 17 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asiste.