Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Futsall, sonte luhet finalja e dytë ndërmjet Prishtinës 01 dhe Liqenit

Gazeta10
06 June 2023 - 14:19

FC Liqeni pret sot FC Prishtinën 01 në kuadër të ndeshjes së dytë finale të play-offit në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve i takoi FC Prishtina 01 vetëm pas penalltive, në një ndeshje dramatike ku rezultati ndryshonte shumë shpesh.

Ndeshja fillon në ora 20:00 dhe zhvillohet në palestrën “Hysni Jetullahu” në Drenas.

Në rast fitoreje të FC Prishtinës, kryeqytetasit shpallen kampion, ndërsa në rast të fitores së Liqenit, do të zhvillohet edhe ndeshja e tretë.

Skuadra që shpallet kampion siguron plasmanin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.