
Paris Saint Germain është klub me plot yje por trajneri i saj Cristophe Galtier ka një të preferuar dhe ai është mesfushori Italian Marco Verrati.
“U bënë dhjetë vite që Marco luan në kampionatin tonë, ai është një ndër mesfushorët më të mirë në Europë. Kur ai mungon, skuadra nuk është më e njëjta.
Niveli i tij i lojës është i jashtëzakonshëm, teksa ai është edhe një lojtar shumë i pranishëm në rikuperimin e topave”, deklaroi trajneri francez i PSG-së.