Gazeta10

Galtier e konfirmon, Mauro Icardi dhe Keylor Navas do të largohen nga PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka konfirmuar se klubi do nënshkruajë edhe me një sulmues tjetër para përfundimit të merkatos verore, ndërsa nga klubi parisien pritet të largohen Mauro Icardi dhe Keylor Navas, shkruan Gazeta10.

PSG deri më tani në këtë afat kalimtar përpos së e ka emëruar shef të shtabit teknik Galtierin, ka transferuar edhe futbollistët si Vitinha, Mukiele, Eketike dhe Renato Sanches, por duket se në ditët në vazhdim kjo skuadër do të përforcohet në fazën ofanzive.

Tekniku francez, ka deklaruar se klubi do të nënshkruajë me një sulmues të ri dhe ka thënë se poashtu gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe largime nga kampioni në fuqi i Francës.

“Do të nënshkruajmë me një sulmues të ri, pasi po kërkojmë të gjejmë një zgjidhje për Mauro Icardin dhe gjithashtu Kalimuendo do të bashkohet me Rennes. Sa i përket Keylor Navas, ne e rrespektojmë atë. Ai nuk dëshiron të jetë portieri i dytë, është normale. Më kanë thënë se tani ka klube të interesuara”, deklaroi Galtier. /Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë