Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gashi e kritikon Ramën për propozimin rreth Asociacionit, e mbron Qeverinë e Kosovës

Gazeta10
08 June 2023 - 16:13

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit është vetëm Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta10.

Gashi këtë shkrim e ka bërë pas propozimit të draft-statutit për Asociacionin nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili këtë ia ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.