Inciativa e kryeministrt të Shqipërisë, Edi Rama se së shpejti do të shpallet një plan për entitet të quajtur “Shteti Sovran i Urdhërit Bektashi”, shkaktoi reagime të ndryshme të cilat po bisedohen aktualisht në emisionin Raport të Kanal10.
Njazi Gashi, udhëheqës i organiztës “Shqiptaria” u shpreh kundër kësaj inciative pasi sipas tij dëmtohet shqiptaria.
“Ne jemi organizatë e regjistruar dhe kemi një platformë në bazë të së cilës funksionojmë. Shqiptarët kanë pasur histori të forta por s’kanë pasur platforma kurrë, hebrenjët nuk pasur shtet por kanë pasur platforma. Ne në platformë tonë e kemi të definuar këtë çështje. Ne konsiderojmë që toka shqiptare janë të gjitha ato që jetuan të parët tanë, pellazgët dhe askush nuk ka të drejtë që nënshkruaj milimetër tokë në pronësi të tjetërkujt”, deklaroi Gashi.
“Sipas organizatës sonë, nuk kemi informata të sakta ende… E dëmton, ne jemi të ndarë në Shqiëri e në Kosovë Maqedonie me rradhë por me Shqiptarinë nuk ndahemi ku të gjithë duhet të jemi bashkë. Nuk ka nevojë shteti shqiptar me e nda vetëvetën absolutisht”, deklaroi ai.