Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi kërkon zgjedhje të reja edhe më herët: S’ka shumicë parlamentare, Kurti të jep dorëheqje

Gazeta10
27 October 2024 - 11:39

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit të Ksoovës, Albin Kurti, që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të reja pasi që nuk ka më shumicë parlamentare në Kuvend të Kosovës.

“Vetëvendosja s’po merr pjesë në komisione. Vetëvendosja s’po merr pjesë në seanca. Vetëvendosja po i dështon seancat. Vetëvendosja po i dështon komisionet hetimore parlamentare dhe po e dështon punën e Kuvendit. Kjo është si rezultat i mungesës së kontrollit nga ana e Vetëvendosjes. Ata s’kanë vullnet të kenë bashkëpunim. Kjo mungesë e vullnetit të bashkëpunimit është evidente në këtë legjislaturë”, tha ai për KosovaPress.

“Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë nuk është arritur asnjë kompromis, bashkëpunim dhe koordinim mes pushtetit dhe opozitës.. Ne jemi në një situatë ku nuk ka shumicë parlamentare. S’ka shumicë qeverisje dhe LVV-ja nuk është e aftë të qeverisë vendin. Në këtë situatë normale duhet që kryeministri të jep dorëheqje dhe të hap rrugën për zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur”, thekson Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.