
Tri netë rreshtë, artëdashit e zhanrit rock do e kenë mundësinë ta shijojnë nga afër përmes festivalit Rock & Blues në qytetin e Prizrenit.
Detaje eksluzive për “Politiko” u dhanë nga organizatori, Hekuran Gashi.
“Ky festival është urëlidhës mes Prizrenit, rokut e shqiptarëve në përgjithësi. E pse Prizreni, besoj se ka shumë arsye por një prej tyre, rokerat më të mëdhenjë shqiptarë kanë qenë të Prizrenit“, tha ai.
“Janë 30-të bassa, po hy në detaje, një zë shumë i fuqishëm, një ndriçim shumë i madh, por çdo gjë është bërë në mënyrën përfekte. Presim pjesëmarrje këtë vit, vendi është i modifikuar mos me mbet askush jashtë, por nëse mbet dikush i kërkoj falje, çdo natë do të ketë nga tri koncerte, secili artist më i mirë se tjetri. Ne jemi gati“, shtoi tutje Gashi.