
Një ditë pas vendimit të Këshillit të Evropës për t’i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organ, Serbia ka nis hakmarrjen ndaj Kosovës.
Shteti serb ka bllokuar hyrjen dhe daljen e autobusëve të Kosovës nëpër këtë shtet për orë të tëra.
Komentatori politik, Blerim Gashi e ka quajtur hakmarrje jo njerëzore bllokimin e autobusëve kosovarë nga ana e Serbisë.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Gashi ka qenë kritik ndaj autoritete kosovare për mosvigjilencë pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë mekanizëm, raporton gazeta10.
“Çdo mendje e shëndoshë diplomatike, çdo ministri e punëve të jashtme dhe çdo Qeveri kur ka fqinjët autokratik hegjemon dhe kur e njeh si ‘parën e kuqe’ siç e njohim ne Serbinë është dashur të dihet se do të këtë hakmarrje nga ana e Serbisë. Ministria e Jashtme e Kosovës është dashur të publikojë një lajmërimi përmes të cilit do të kërkohet kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve që kalojnë nëpër Serbi, e jo këtë veprim të bëjnë pasi qytetarët janë bllokuar”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/