Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gashi për Asociacionin: Kosova ndodhet para një kthese

Gazeta10
24 January 2023 - 21:17

Në emisionin “Politiko”, komentatori Blerim Gashi ka komentuar mos themelimin  e Asociacionit duke hedhur kritika për pushtetarët e Kosovës që ndër vite nuk kanë “kryer detyrat e shtëpisë” për të mundësuar themelimin  e Asociacionit.

Gashi ka thënë se Kosova ndodhet para një kthese dhe se ekziston një presion ndërkombëtarë për të themeluar Asociacionin.

“Është një presion ndërkombëtarë, jemi para një situate aspak të lakmueshme për shkak të paaftësisë tonë me u marrë me detyra të shtëpisë që është përpilimi i një kuadri ligjor që e mundëson, rregullon Asociacionin si të tillë. Sa është haku apo faji i kësaj Qeveri për mos trajtimin e një kuadri ligjor, mund te diskutohet, por momenti i tanishëm është pika e kthesës që duhet t’i jepet një përgjigje jo domosdo opinionit publik sic bën Vuçiq, por duke trajtuar këtë me seriozitet në obligimet ligjore që i ka Kosova.”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi ka thënë se Kosova nuk mund të jep më shumë pa pasur siguri nga ndërkombëtarët se Serbia do t’i përmbushë obligimet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.