
Në edicionin special të emisionit “Politiko” të mbajtur në veri të vendit, komentatori politik Blerim Gashi ka komentuar barrikadat e vendosura në veri të Kosovës nga serbët, raporton Gazeta10.
Gashi ka thënë se të tilla barrikada ka pasur çdo herë por jo në mënyrë fizike, duke shtuar se tani situata ka degraduar sepse “gjysmë finalja” është afër.
“Barrikadat janë kanë këtu vetëm se nuk i kemi parë në mënyrë fizike, ato kanë qenë çdo herë në mendjen e strukturave kriminale të sponsorizuara dhe strukturat paralele të sponsorizuara nga regjimi në Beograd. Por tash kemi një degradim të situatës si pasojë e një gjysmë finales që është afër, është dinamizim e moment kyç për ta zgjedhur momentin. Ky është vetëm fillimi i fundit.”, ka deklaruar Gashi./Gazeta10