Furnizimi i ushqimit për ushtarët e FSK-së ishte temë e diskutimi e së hënës në emisionin Raport.
Aty, Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i organizatës Avonet përmendi cilësinë e dobët të ushqyerit duke e quajtur si një prej rasteve të jashtëzakonshme shqetëuese, raporton Gazeta10.
” Pjestarët e FSK-së dalin në terrën, kur duhet të ushqehen gjatë kohës së fushatës sepse ka raste që më orë të tëra zhvillojnë aktivitete në terren, dhe ne kemi pasur raste të jashtëzakonshme të shqetësimit kur ata kanë marrë ushqimin më të dobët, dhe kjo është shqetësim”, deklaroi Gashi.
“Komisionet parlamentare e kanë trajtuar në vazhdimësi këtë çështje. E para që është më e rendësishme, a është përmisuar? Kemi pasur angazhim pak më të mirë në aspketin administrativ. Cilësia në ushqim duhet të jetë shumë më e arsyeshme në aspektin shëndetësor. Sepse me u helmu një pjestar i FSK-së është rrezik edhe për shumë të tjerë”, shtoi Gashi. /Gazeta10