Gjatë diskutimit në “Politiko” lidhur me shtigjet e Kurtit për arritjen e një marrëveshjeje apo dorëzimin dhe mos nënshkrimin e një të tille, komentatori, Blerim Gashi ka parashikuar tri mundës lidhur me këtë çështje, por duke hedhur poshtë mundësinë e dorëzimit.
Gashi ka thënë se Kurti s’dorëzohet ndërsa Vuçiqi është drama queen.
“Janë tri situate të marrëveshje apo dorëzimi, është situate patetike, reale, ideale. Situate patetike është me dal si Vuçiqi me bo drama queen, na se bëm planin na prunën ndërkombëtarët që na thanën nëse s’bohet kiamet do të bëhet për Serbinë nëse si pranoni. Situata ideale kish me qenë nëse Qeveria arrinë jo me bë Asociacionin përpara po marrëveshjen fillestare, themelore, e pastaj Asociacionin. Situata reale është kapaciteti jonë, krerëve të shtetit që t’i dalin ballë kësja marrëveshje e jo dorëzimi.”, ka thënë Gashi.
Tutje Gashi ka thënë se Kurti nuk ka mbërri të bëhet kryeministër duke u dorëzuar, por ‘’sa herë u shtua presioni është shtuar qëndresa, jo me pahiri, kështuqë dorëzim nuk ka.’’./Gazeta10