Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Rasti i Liridona Ademajt u shqyrtua nga një prokurore serbe

Gazeta10
24 Prill 2026 - 23:38

Gazetari Kreshnik Gashi teksa fliste për komunitetin serb në Kosovë, përmendi  hetimet e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, duke vlerësuar punën e prokurorisë që ka trajtuar këtë çështje dhe profesionalizmin në sistemin e drejtësisë.

Ai ka deklaruar se një prokurore me prejardhje serbe, e cila punon në Prokurorinë e Prishtinës, ka qenë e angazhuar në hetimin dhe trajtimin e rastit, duke theksuar se puna e saj ka kontribuar në zbardhjen e ngjarjes dhe në vendimin gjyqësor.

 

“Kush e ka hetu rastin e Liridona Ademajt, një prokurore serbe e cila punon në Prokurorinë e Prishtinës, e cila krejt atë rast e ka zbulu, e ka trajtu në gjykatë dhe sot e kemi dënimin e përjetshëm për shkak se është një prokurore që kryen punë kualitative. Kjo duhet me iu tregu komunitetit. Neve na duhen profesionistë. Në moment kur një shqiptar dhe serb garojnë për cilësi, ai që është më i miri duhet me nxan vendin,” ka thënë Kreshnik Gashi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.