Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq për Asociacionin: Serbia tashmë e ka pranuar de facto Pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
24 Prill 2026 - 23:31

Analisti  Bratislav Kërstiq në Adresa  komentoi zhvillimet e fundit lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke theksuar se kjo çështje tashmë është bërë një obligim ndërkombëtar për Kosovën.

Sipas tij, procesi është zvarritur për një kohë të gjatë dhe tani është përpara institucioneve si një detyrim që duhet adresuar. Ai ka shtuar se ekzistojnë paragjykime brenda komunitetit serb në veri, ku një pjesë e opinionit beson se kryeministri Albin Kurti e ka bllokuar formimin e Asociacionit.

Kërstiq theksoi se, në momentin kur të formohen institucionet përkatëse, administrata evropiane do të insistojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përfshirë Marrëveshja e Ohrit.

Ai gjithashtu vlerësoi se Serbia, në mënyrë de facto, e ka pranuar shtetin e Kosovës përmes përmbushjes së obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

“Me Asociacionin, me të cilin mua z. Kurti më duket se ka hyrë në betejë prej ditës së parë, sa e kemi prolonguar si shtet, është para nesh tash si obligim ndërkombëtar. Ekziston paragjykimi brenda komunitetit serb në veri që z. Kurti vetë e ka bllokuar atë, sepse kur të formohen institucionet, administrata evropiane vetë do të insistojë në zbatimin e Ohrit. Serbia deri tash de facto e ka pranuar shtetin e Kosovës me përmbushje të 10 neneve që i ka pasur si obligim,” ka deklaruar Kërstiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.