Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gazetari Beha tregon se disa pamje nuk janë publikuar: Do të dëmtohej pozicioni i Kosovës

Gazeta10
30 January 2024 - 21:32

Gazetari i Nacionales, Besian Beha ka thënë se pamjet ku shihet ish-nënkryetarja e shkarkuar e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq e njohur me nofkën “Beba”, duke pirë kokainë brenda zyrave i kanë siguruar që një javë, raporton gazeta10.

Sipas tij, mospublikimi i tyre mënjëherë ka ndodhur për shkak se kanë dashur t’i njoftojnë të gjitha institucionet.

“Nuk mund të them se nga cilat institucione kemi arritur t’i sigurojmë këto video, por një pjesë e kemi marrë edhe ne prej institucioneve të Kosovës. Pjesa tjetër duket se ka rrjedhë prej ndonjë punëtori që ka qenë koleg i tyre i punëve”, ka thënë Beha në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ai ka theksuar se disa pamje që i posedojnë si gazetë nuk i kanë publikuar, pasi sipas tij do të dëmtohej pozicioni i Kosovës. /Gazeta10/

Videon e plotë e gjeni me poshtë…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.