Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gazetari i vetëm ndërkombëtar që raporti ofensiven serbe: Prekazi alarmoi botën

Gazeta10
06 March 2023 - 21:27

Vaughan Smith, gazetar i BBC-së në një rrëfim ekskluziv për Politiko në Kanal10 ka treguar në detaje momente nga raportimet e para për sulmin ndaj familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Smith i cili ishte edhe gazetari i vetëm ndërkombëtar që raporti aso kohe për sulmin ndaj Jasharajt, tregon se me t’i publikuar pamjet e para nga Prekazi, spektri ndërkombëtar kuptoi se marrëveshja e Dejtonit kishte dështuar për të sjell paqen në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës kishte përfunduar lufta në Bosnje dhe Hercegovinë.

Smith tha se masakra e forcave serbe në Prekaz veç ndikimit të ndezjes së rezistencën kosovare, e njëjta alarmoi edhe ndërkombëtarët, shkruan Gazeta10.

“Xhirimet ishin shumë dramatike.  Perëndimin në vendin tonë e kishn bindur dhe cështja e Ballkanit kishte përfunduar. Prekazi menjëherë alarmoi. Ishte një sinjal i një ngjarjeje të rëndësishme, pjesë e tri masakrave që janë thelbësore për të kuptuar zhvillimet e konfliktit në Kosovë”, tha tutje gazetari Smith në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.