
Gazetari, Kushtrim Sadiku ka treguar se motivi kryesor i atentatit të planifikuar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të kësaj partie, ka të bëjë me qëndrimet e këtij subjekti politik lidhur me proceset politike në vend.
I thirrur në burime të sigurta brenda LDK-së, gazetari Sadiku ka thënë që lidershipi i kësaj partie informatat rreth këtij atentati i kanë marrë nga shërbimi intelegjent gjerman, dhe se nuk dihet nëse personat kanë përkatësi shqiptare apo jo.
Gjithnjë sipas burimeve, Sadiku tha se nga përgjimet e personave të dyshuar flitet se motivi kryesor ka të bëj edhe me “tradhti kombëtare”.
Gazeta10 ka provuar të kontaktojë zyrtarë të LDK-së, por që ata ende nuk konfrimuar informacionin derisa një gjë të tillë, nuk e kanë bërë as organet e sigurisë në Kosovë.
Gazeta10 do të ju mbajë të informuar.