
Gazetari nga Tirana, Arsen Rusta ka reaguar pas sulmit ndaj të moshuarës në Komunën e Pejës.
Rusta përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka shkruar një “letër” të dëshmorit Taulant Nura drejtuar nënës së tij, Minires, e cila u sulmua nga infermieret, transmeton Gazeta10.
Shkrimi pa ndërhyrje:
“Alo nënë, jam yt bir dëshmori Kosovës Taulant Nura.
Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të gjithë ju, qoftë e vitet e fundit të pleqërisë.
Të jetoje me çmbetën pas e çdo vinin në Kosovë e Shqiptari edhe me infermjerët. Pa e ditur se ato do ishin vrasëse “tiktoku”.
Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot, atëher nga plumbat e pushtuesit. Ti nga shuplakat dhe të qeshurat e rinisë së degraduar sot me uniforma shëndetësore.
Media nënë edhe këndej në botën e përtejme po flet si u dhunove ti, por këtu askush sreagon nënë.
Por mos u merzit është njësoj si aty tek bota juaj. Reagojë në facebook rrjete e statuse nënë. Por kujtohen për ty veç pas qametit. Sreagojnë me parandalu e rregullu.
Ej moj nënë të morën nga azili motra e dhëndri pasi të vranë çupulinat!!! por pse të çuan kur ishe gjallë!!!
Ej moj nënë të morën nga azili motra e dhëndri pasi të vranë çupulinat!!! por pse të çuan kur ishe gjallë!!!
Eja nënë se vdekja është më e lehtë dhe e bukur se braktisja.
Po lajme ke parë nënë? Askush su kujtua për mua dëshmor e nënën time të ve.
As sot nënë: pse shkove ti aty? Si trajtohesh ti e nënat e Kosovës e Shqipërisë.
Por fill pasi të vranë me shuplakat e jo humanëve. U kujtjan që je nëna ime e dëshmorit Taulant Nura.
Ja fiks si lajmi kur përcundohen gjysh e gjyshe për ca klikime.
Nënë të përqafoj, por as tre ditë dhe ti do harrohesh si në media ashtu edhe në njerzit që mbijetojnë e kanë harruar të jetojnë.
“
Një video shokuese është publikuar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale, ku shihej e moshuara Minire Nura duke u sulmuar nga infermieret e qendrës Orenda në Pejë. Të menjëhershme ishin reagimet e organeve kompentete, të cilat kanë arrestuar të dyshuarat e përfshira në sulmin ndaj të moshuares, si dhe qendra në të cilën ato punonin, i ka suspenduar nga puna. Gjithashtu, pas publikimit të kësaj video, krerë institucional, pjesëtarë të shoqërisë civile reagun duke e dënuar rastin, dhe duke bërë thirrje që emrat e infermerieve të bëheshin publike./Gazeta10