Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gazetari Sadiku: Ish-udhëheqësit e UÇK-së, më të bashkuar se kurrë

Gazeta10
04 April 2023 - 18:19

Ekipet mbrojtëse të ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar të martën deklaratat e tyre mbyllëse, derisa nesër pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit.

Ka njoftuar nga Haga, gazetari i Kanal10, Kushtrim Sadiku teksa e ka quajtur një ditë të gjatë dhe emocionale paraqitjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së para trupit gjykues të Dhomave të Specializuara.  

“Ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë më të bashkuar se kurrë”, tha mes tjerash gazetari Sadiku.

Ai tha se ishte një interesim i madh edhe i mediave vendore e ndërkombëtare për ta përcjell nga afër seancën e Specialës, shkruan Gazeta10.

“Ka patur një lloj kundër goditje të parë të mbrojtjes në raport me pretendimet e Prokurorisë. Për rreth 8 orë, Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi përmes mbrojtjes së tyre i janë kundërvënë akuzave dhe pretendimeve të Prokurorisë nga 1998 e deri pas 1999-ës. Ka qenë një ditë shumë emocionale, për herë të parë e kam parë Thaçin me një fjalim të gjatë, por edhe Selimi që ka folur gjërë e gjatë për pretendimet e Prokurorisë. Nesër do të flas Jakup Krasniqi, zëdhënësi i dikurshëm i UÇK-së i cili është shfaqur kogja konfident në raport me punën dhe pretendimet e Prokurorisë. Një interesim i jashtëzakonshëm edhe sot për të përcjellë seancën e sotme dhe për të parë mbojtjen duke i hedhur ato aktakuza.”, ka njoftuar Sadiku në një lidhje direkte në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.