
Gazetari serb Radomir Dimiq ka reaguar publikisht pas suksesit të përfaqësueses së Kosovës, duke shprehur entuziazëm dhe mbështetje për ekipin.
Në një postim në rrjetet sociale, ai i bën thirrje Kosovës të “gëzohet”, ndërsa thekson se ekipi e ka merituar këtë arritje “si askush tjetër”. Ai ka veçuar edhe futbollistin Edon Zhegrova, duke e përgëzuar së bashku me skuadrën për paraqitjen.
Në reagimin e tij, Dimiq përmend gjithashtu një përballje të mundshme me Turqinë, duke shprehur optimizëm për fitore dhe duke i cilësuar lojtarët e Kosovës si “dardanë heroikë”.
Ky reagim ka ngjallur interes të madh, pasi vjen nga një gazetar serb, duke u parë si një vlerësim i pazakontë për sukseset e Kosovës në arenën sportive. /Gazeta10
