Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Gazetarja e Kanal10: Dy të palgosurit në gjendje stabile

Gazeta10
27 March 2023 - 22:56

Dy të plagosurit në Prishtinë pas të shtënave me armë zjarri, ndodhen në gjendje stabile.

Të njëjtit janë dërguar për të marrë tretman mjekësor menjëherë pas incidentit.

Ka bërë të ditur gazetarja e Kanal10, Arta Mustafa në një lidhje direkte në Prime Time.

Ndërsa tha se njëri nga ta është i plagosur me armë zjarri e tjetri me mjet të mprehtë.

Ky incident ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në rrugën “Qamil Hoxha” në kryeqytet.

Ndërsa siç kanë thënë dëshmiratërt për Kanal10, arsyet që kanë çuar deri te shkrepja e armëve ishte një keqkuptim mes të përfshirëve në këtë rast.

Persona e dyshuar siç ka njoftuar Policia ndodhen në arrati, derisa të njëjtit janë identifikuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i vazhduar hetimet.

Gazeta10 dhe Kanal10 do të ju mbajnë të informuar për detaje tjera shtesë për këtë incident.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.